Lidhje

Myslimanët në Amerikë agjërojnë Ramazanin


Muaji i shenjtë i Ramazanit ka filluar sot në Shtetet e Bashkuara. Si në çdo vend të botës ku myslimanët agjerojnë gjatë këtij muaji, edhe në Amerikë kanë marrë të gjitha masat përgatitore për Ramazanin.

Në rrethinat e Uashingtonit, dyqanet që shesin ushqime hallall të lejuara në bazë të ligjit islam, po përpiqen të plotësojnë kërkesat e konsumatorëve. Për myslimanët si Magdi Mahmood ky është një rast i veçantë.

“Një muaj paqësor dhe falje që më jep energji.”

Për miliona myslimanë, Amerika është streha e tyre. Shumë prej tyre agjërojnë sikurse myslimanët në vende të tjera, thotë një klient.

“Nuk ka ndryshim. Ramazani është njëlloj, por mund të ketë ndryshime në kohë. Kemi 12 orë natë dhe 12 orë ditë. Por këtu agjerimi mund të jetë më i gjatë, dhe ky është i vetmi ndryshim".


Myslimanët agjërojnë gjatë ditës dhe ushqehen me ushqime të veçanta pas perëndimit të diellit. Shumë prej blerësve porosisin ushqimet e preferuara ndërkohë që pronari i dyqanit mundohet të ofrojë gjithçka që duan konsumatorët.

“Gjatë Ramazanit, myslimanët pëlqejnë mishrat dhe frutat për të cilat i kam marrë masat”, thotë shitësi i këtij dyqani afgan.

Dyqanet i përshtasin oraret me nevojat e konsumatorëve.

“Gjatë Ramazanit e mbajmë dyqanin të hapur më gjatë.”


Në fund të Ramazanit, festa e Bajramit bashkon miqtë dhe të afërmit, thotë Areesh .
“Jam i lumtur sepse pas Ramazanit do të vijnë të afërmit e mi nga Maroku për Bajram.”

Ndërkohë që Ramazani ka filluar në Amerikë, myslimanët amerikanë ndajnë të njëtën ndjesi në këtë muaj të shenjtë për ta.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG