Lidhje

BE diskuton marrëveshjen e tregëtisë së lirë me SHBA


Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian u takuan sot në Bruksel, për herë të fundit para pushimeve verore, ku kanë biseduar lidhur me marrëveshjen mbi tregtinë e lirë me Shtetet e Bashkuara. Kjo marrëveshje pritet të fuqizojë ekonomitë e dyja palëve, duke hequr tarifat dhe pengesa të tjera tregtare. Negociatat për marrëveshjen vazhduan, edhe pse vendet evropiane shprehën shqetëtësim lidhur me infromacionet për përgjimin e diplomatëve evropianë nga amerikantët. Në një vlerësim që i bënte dje ekonomisë së Eurozonës, FMN-ja thonte se ajo rrezikon të vazhdojë me rritjen ulët ekonomike dhe papunësinë e lartë në se bankat nuk rifillojnë kreditimin dhe në se këto vende nuk e reformojnë urgjetisht tregun e punës.
XS
SM
MD
LG