Lidhje

FMN: Ekonomia po rritet më ngadalë nga ç'pritej


Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë që ekonomia globale po rritet më ngadalë se sa pritej, dhe ka shkurtuar projektimet për gjendjen ekonomike të këtij viti dhe atij të ardhshmit.

Agjencia e bazuar në Uashington tha të martën që tani parashikon rritje globale prej 3,1 përqind këtë vit dhe 3,8 përqind për 2014-ën. Të dyja këto shifra janë ulur 2 të 10-at e 1 përqindi nga parashikimet e FMN-së në prill.

Në raportin e tyre tremujorësh, FMN-ja tha që parashikimet e rëna janë shkak i zhgënjimeve të situatës ekonomike në vende si Kina dhe Brazili, reçesionit të thellë në eurozonë, dhe zhvillimit më të ngadaltë nga ç’pritej në SHBA. Ndërsa për Japoninë FMN-ja tha që rritja ekonomike ka qenë me e fuqishme nga sa parashikohej.

FMN-ja tha që situata ekonomike pritet të përmirësohet, por vetëm gradualisht. Ajo shtoi që paqëndrueshmëria e tregut financiar ka prekur më shumë tregjet në zhvillim, me norma interesi të larta dhe valuta të zhvlerësuara.
XS
SM
MD
LG