Lidhje

Kripa dhe sëmundjet e zemrës


Sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit më të mëdhenj në botë, dhe tensioni i lartë i gjakut është një faktor rreziku për këto sëmundje. Tani, disa programe kanë për qëllim për të shkurtuar numrin e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Niveli i lartë i kripës në ushqim mund të shtojë tensionin e gjakut dhe goditjet e zemrës. Shkencëtarë në Kenia nga Kolegji Mjekësor Weill Cornell thonë se hipertensioni është në rritje befasuese në Afrikën nën-Sahariane. Problemi është aq madh në kontinentin Amerikan sa që Organizata pan amerikane e Shëndetit (PAHO) - filloi një program të quajtur SaltSmart. Branka Legetic është koordinatore i programit.

"Hipertensioni është problem kryesor në gjithë botën.Në fakt ky problem kontribuon në shumicën e rreziqeve, si dhe në shumicën e sëmundjeve jo-infektive."

Znj. Legetic thotë se shumica e njerëzve nuk i dinë rreziqet nga nivelet e larta të natriumit, kimikat që gjendet në kripë. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon jo më shumë se pesë gram sodium në ditë, ose një lugë çaji kripë. Qëllimi i programit SaltSmart është për t'i bërë njerëzit të ulin 50 për qind marrjen e kripës deri në vitin 2020.

"Ne e dimë se njerëzit tani konsumojnë deri 17 gram kripë.Në disa vende, si në Karaibe, kjo është tre herë më shumë sesa rekomandohet."

Në SHBA, programi Milion Heart, synon të parandalojë 1 milion goditje në zemër dhe tru deri në vitin 2017. Dr Janet Wright është drejtore e programit të sponzorizuar nga qeveria.

"Ne kërkojmë që kjo përpjekje të fillojë me individin, brenda secilit prej nesh. Sepse kaq shumë prej nesh janë prekur nga sëmundje të zemrës, sepse këto sëmundje janë përgjegjëse për një në çdo tre vdekje."

Dr. Wright shpjegon se praktika të thjeshta mund të bëjnë shumë për arritjen e qëllimit të programit Milion Heart.

"Kjo mund të bëhet duke shtuar një fryt apo një perime në dietë, duke kryer 150 minuta e ushtrime fizike çdo javë, duke marrë rregullisht ilaçet që rekomandon mjeku."

Dr. Wright thotë se mosmarrja e ilaçeve të zemrës një ditë mund të dëmtojë veshkat, sytë dhe enët e gjakut. Branka Legetic gjithashtu thotë se zakone të shëndetshme të ngrënies mund të sjellin dobi, sepse ushqimet e përpunuara përmbajnë shumë kripë.

"Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se çfarë hanë, dhe duhet të përpiqen më shumë për ushqim të freskët dhe të papërpunuar".

Organizata pan amerikane e shëndetësisë është duke punuar me prodhuesit e ushqimit për të pakësuar sasinë e natriumit që shkon në ushqimet e përpunuara. Derisa kjo të ndodhë, mënyra më e thjeshtë është për të pakësuar konsumin e ushqimeve të përpunuara.
XS
SM
MD
LG