Lidhje

Media Arkivi

Emigracioni nga Kosova


Autoritetet në Kosovë kanë ngritur shqetësimet me shtimin e numrit të azilkërkuesve nga Kosova për në vendet e Evropës perëndimore. Autoritetet thonë se kanë filluar hetimet në përpjekje për të penguar veprimin e grupeve që organizojnë dhe mbështesin kontrabandën me emigrantë të paligjshëm, çështje kjo që sipas autoriteteve ndikon në procesin e liberalizimit të vizave. Ndërsa veprimtarë të të drejtave të njeriut dhe njohës të çështjeve evropiane thonë se mosbesimi i qytetarëve në ardhmërinë e tyre dhe mungesa e lëvizjes së lirë janë faktorë që po ndikojnë në këtë dukuri. Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropën Juglindore jashtë procesit të liberalizimit të vizave dhe qytetarët e saj mund të udhëtojnë në shumë pak vende pa viza.

XS
SM
MD
LG