Lidhje

Grevë një ditore në Greqi


A commuter walks by a closed train station in a northern Athens suburb July 16, 2013. Some central Metro stations remained closed after a police order for safety reasons during a general 24-hour strike in Greece.

A commuter walks by a closed train station in a northern Athens suburb July 16, 2013. Some central Metro stations remained closed after a police order for safety reasons during a general 24-hour strike in Greece.

Punonjësit në Greqinë e zhytur në borxhe organizuan grevë një ditore për të protestuar ndaj planeve për pushimin e mijëra punonjësve të sektorit publik. Greva shkaktoi ndërprerjen e shërbimeve publike dhe ngadalësoi punën në shumicën e spitaleve. Po ashtu pasojat e grevës u ndjenë edhe tek transporti hekurudhor dhe ai ajror, duke penguar turistët e zakonshëm në Greqi.

Athina duhet të reformojë dhe të pakësojë shërbimet publike që të marrë fonde të mëtejshme ndihme nga huadhënësit e huaj, por plani për shkurtimet e fundit ka nxitur pakënaqësi tek grekët si Ilas Staikos.

“E kuptoj se greva është e dëmshme, por kur nuk ka dialog dhe diskutime, kur papritur ministri vendos të marrëve vendime dhe japë urdhëra, rrjedhimisht do të ketë greva. Nuk është kjo rruga për reforma. Ata kanë nevojë për një plan dhe t’i bindin banorët.

Më herët sot, ligjvënësit grekë votuan në favor të ngritjes së akuzave kriminale ndaj një ish ministri të financave për trajtimin e listës së të dyshuarve që kanë shmangur taksat.

George Papaconstantinous ju hoq imuniteti për shkak të listës prej mbi 2 mijë emrash të dhënë nga autoritetet franceze në vitin 2010, në kohën kur ekonomia greke u godit nga një krizë e rëndë financiare. Emrat e tre prej të afërmve të ministrit thuhet se u hoqën nga lista. George Papaconstantinous nuk ka pranuar të ketë bërë shkelje. Ish ministri do të hetohet nga një komision i posaçëm.
XS
SM
MD
LG