Lidhje

Snowden paraqet kërkesën për strehim në Rusi


Një jurist rus thotë se ish-kontraktori amerikan i zbulimit Edward Snowden, ka kërkuar strehim të përkohshëm në Rusi.

Avokati Anatoly Kucherena tha se 30 vjeçari Snowden ia paraqiti sot kërkesën për strehim politik Shërbimit Federal rus të Emigracionit, edhe pse ai synon që më vonë të shkojë në Amerikën Latine. Snowdeni, i cili ka 4 javë që qëndron në zonën tranzit të aeroportit të Moskës, po përpiqet t’i shpëtojë gjyqit në Shtetet e Bashkuara nën akuzat për spiunazh, për shkak të nxjerrjes së informacionit mbi programet amerikane të zbulimit.

Tre vende majtiste të Amerikës Latine, Venezuela, Bolivia dhe Nikaragua, i kanë ofruar atij strehim. Por Edward Snowdeni nuk është larguar dot nga Moska, pasi Shtetet e Bashkuara ia kanë anuluar pasaportën.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se ai nuk e di se çfarë drejtimi do të marrë çështja Snowden. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë frikësuar vende të tjera, që të mos e pranojnë Snowdenin. Zoti Putin tha se çështja ka mbetur pezull, por se ai shpreson që Snowdeni të shkojë në një vend tjetër, sapo t’i krijohet mundësia.
XS
SM
MD
LG