Lidhje

Shpërthime dhune në periferi të Parisit


Dhuna shpërtheu në një lagje në periferi të Parisit gjatë një proteste të zhvilluar mbrëmë kundër ligjit për ndalimin e perçeve në Francë.

Rreth 250 njerëz u mblodhën para një stacioni policie në qytetin e Trappes pasi një burrë u arrestua të enjten për sulm ndaj një oficeri të policisë gjatë një kontrolli policor të bashkëshortes së tij të mbuluar.

Protestuesit, të zemëruar nga arrestimi, hodhën objekte dhe shkatërruan pronat para përleshjeve me policinë. Autoritetet franceze thonë se gjashtë persona u arrestuan dhe të paktën një person u plagos, një 14-vjeçar pësoi një lëndim serioz në sy nga një objekt i hedhur në drejtim të tij.

Policia tha se rendi është rivendosur në mëngjesin e ditës së sotme, por tha se përforcimet do të mbeten në Trappes për të ndihmuar në ruajtjen e qetësisë.

“Ndalim i perçeve” hyri në fuqi në Francë në vitin 2011. Ligji i bën të paligjshme veshjet që mbulojnë fytyrën në publik, përfshirë perçet e grave myslimane.
XS
SM
MD
LG