Lidhje

Çel pas shtatë vjetësh lulja kufomë


A woman looks at the Amorphophallus Titanum, also known as the Titan Arum or Corpse flower, because of it's smell, one of the world's largest flowers, at the National Botanic Garden in Meise near Brussels, Belgium, July 8, 2013. The rare phallus-like flow

A woman looks at the Amorphophallus Titanum, also known as the Titan Arum or Corpse flower, because of it's smell, one of the world's largest flowers, at the National Botanic Garden in Meise near Brussels, Belgium, July 8, 2013. The rare phallus-like flow

Me ngjyrat vjollcë e të gjelbër dhe me një erë të pakëndshme, lulja gjigante në Kopshtin Botanik të Shteteve të Bashkuara këtu në Uashington çeli dje për herë të parë që prej shtatë vjetësh. Ndërkohë që vëmendja në mbarë botën u përqëndrua tek foshnja mbretërore në Britani, në kryeqytetin amerikan njerëzit erdhën nga vende të ndryshme për të parë dhe nuhatur lulen më të madhe në botë.

Në Shtetet e Bashkuara iu bënë nderime një luleje mbretërore. Ajo që quhet Amorphophallus titanum, e njohur dhe si lulja kufomë. Kjo lule gjigante është e famshme për erën e saj unike, e cila i ngjason mishit të kalbur dhe që ajo e përdor për të tërhequr insektet tek pjalmi. Botanisti Bob Willeby, i Kopshtit Botanik të SHBA-së, thotë se lules i duhet një sasi shumë e madhe energjie për të realizuar një çelje kaq të madhe, pasi arrin një gjatësi prej dy deri në tre metra.

"Është një ngjarje e pazakontë. Ndodh rrallë, në gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në botë në përgjithësi."

Por është duke u bërë më e zakonshme, ndërkohë që universitete të ndryshme e marrin lulen kufomë për programet e tyre shkencore. Bima, me origjinë indoneziane, lulëzon në klima të nxehta dhe me lagështi.
Pritja ishte e madhe kur Kopshti Botanik njoftoi çeljen e afërt të lules gjigante javën e kaluar. Por ajo nuk lulëzoi deri të dielën. Kur njerëzit hynë dje në kopsht, diçka mungonte. Disa prej vizitorëve ishin të zhgënjyer.

"Nuk mban erë të keqe!"
Instruktori i Kopshtit Botanik Todd Brethauer tha se era e keqe ndjek një cikël të caktuar.


"Kulmi i prodhimit të kimikateve, bazuar në studime të kryera në Gjermani dhe Japoni, ndodh rreth mesnatës dhe pastaj era fillon të pakësohet rreth orës katër të mëngjesit."

Era e pakëndshme shërben për të tërhequr insekte të veçanta, si lloje të ndryshme mizash, në vend të bletëve dhe fluturave, të cilat zakonisht shkojnë tek lulet me aroma të mira.

Edhe pse vizitorët ishin pak të zhgënjyer nga mungesa e erës që prisnin, ata arritën të admironin pamjen imponuese të lules në gjithë madhështinë e saj.

"Jemi nga Rusia dhe udhëtuam këtu pikërisht për të parë këtë lule. Mendoj se shumë njerëz nga Rusia donin ta shihnin atë. "

Por vetëm disa njerëz janë me fat dhe mund të ishin dëshmimtarë të lulëzimit të saj. Lulja gjigante qëndron e çelur vetëm 24 deri në 48 orë.
XS
SM
MD
LG