Lidhje

Fotot e Tsarnaev-it


Boston Marathon Bombing

Boston Marathon Bombing

Një polic amerikan po përballet me masa disiplinore për publikimin e paautorizuar të fotove që ai kishte marrë të Dzhokar Tsarnaev-it të përgjakur, ndërsa i dyshuari për bombën e maratonës së Bostonit u arrestua në prill.

Autoritetet e policisë në Massachusetts planifikuan një seancë dëgjimore sot për të vendosur nëse për policin fotograf, rreshterin Sean Murphy, duhet të merren masa disiplinore përtej pezullimit një ditor të punës, që ndodhi javën e kaluar, pas publikimit të fotografive.

Zoti Murphy ka fituar mbështetje publike pasi ai ia dha fotografitë revistës Boston, dhe më shumë se 50 mijë persona shprehën miratimin e veprimeve të tij, nëpërmjet një peticioni në internet.

Rreshteri ia dha fotografitë revistës, pasi revista Rolling Stone publikoi në kopertinën e saj një fotografi të Tsarnaevit, që zoti Murphy mendoi e lartësonte imazhin e të dyshuarit.
XS
SM
MD
LG