Lidhje

Yves Rossy, njeriu fluturues


Zvicerani Yves Rossy, i ashtuquajturi “Jetman”, apo njeriu fluturues, ka sjellë për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, krahun e tij fluturues me motor.

Yves Rossi është në plan ta kryejë fluturimin e tij të parë në qiellin amerikan sot, në Takimin Vjetor të Shoqatave të Fluturimit që zhvillohet në Oshkosh të Wiskonsinit. Dje ai kreu një fluturim paraprak mbi shtetin e Wisconsinit, duke fluturuar krah për krah me një avion bombardues të Luftës së Dytë Botërore.

Rossy mund të fluturojë me krahët e tij fluturues deri në 3 mijë e 658 metra lart, me shpjetësinë 306 kilometra në orë. Ai e kontrollon shpejtësinë e krahut të tij me katër motorë përmes telekomandës, dhe lëviz duke e ekuilibruar peshën e trupit, që ai e krahason me lëvizjen e skiatorëve.

Rossy mund të mbajë me vete karburant që zgjat rreth 10 minuta. Ai ka në plan të kryejë një fluturim të dytë në Shtetetet e Bashkuara në Reno të Nevadës, në një tjetër panair avionësh që do të mbahet atje në shtator.
XS
SM
MD
LG