Lidhje

Sequi takim me Bashën


sequi
sequi
Në Shqipëri ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian Ettore Sequi bëri thirrje sot për një përmbyllje normale dhe në kohë të procesit zgjedhor dhe kalim të qetë të kompetencave.

Këto komente ambasadori Sequi I bëri në përfundim të një takimi që ai pati me kryetarin e porsazgjedhur të partisë demokratike Lulzim Basha. Sipas tij përmbyllja e procesit zgjedhor “është shumë e rëndësishme në lidhje me perpektivën drejt Bashkimit Europian. E po ashtu dhe në kuadër të mundësisë për të marrë Statusin e vendit kandidat”, i cili sipas ambasadorit Sequi është i arritshëm në dhjetor të këtij viti. Ai theksoi nevojën që të ekzistojnë përpjekje të përbashkëta nga të gjitha forcat politike.
“Që të bëhet përparim në rrugën e integrimit - sipas ambasadorit të Bashkimit europian - nevojitet qeverisje e fortë që mirëfunksionon dhe europiane, gjithashtu edhe një opozitë e fortë, moderne dhe që funksionon mire”.
Nga ana e tij zoti Basha theksoi angazhimin e opozitës “në mënyrë që rrugëtimi, drejt marrjes së statusit kandidat dhe hapave të tjerë, të jetë sa më i shpejtë”. Ndërkohë ai ngriti shqetësimin për procesin zgjedhor dhe nevojën sic tha ai që të bëhet transparencë. Sipas zotit Basha “rastet e Lezhës dhe Shkodrës dëshmuan për një precedent i rrezikshëm për demokracinë shqiptare, përdorimin - sipas tij - të elementëve kriminalë për të deformuar votat dhe vullnetin e shqiptarëve”.
XS
SM
MD
LG