Lidhje

Media Arkivi

Përbërja e qeverisë së ardhshme


Në Shqipëri kryeministri i ardhshëm Edi Rama paraqiti sot përbërjen e qeverisë që ai pritet të drejtojë që prej ditëve të para të shtatorit. Për herë të parë në kabinetin e përbërë nga 21 anëtarë përfshihen 6 gra. Në qeverinë e re përfaqësohet vetëm Lëvizja socialiste për Integrim e cilësuar si “partneri strategjik me të cilin - tha zoti Rama - socialistët marrin përsipër peshën e pashmangshme të mandatit plebishitar të 23 qershorit”, duke shpjeguar në këtë mënyrë mungesën e përfaqësimit të aleatëve të tjerë në kabinetin e tij.

XS
SM
MD
LG