Lidhje

Kerry, bisedime në Pakistan


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se Uashingtoni ka vendosur të avancojë marrëdhëniet e tij me Pakistanin në partneritet të plotë dhe të dyja palët do të rifillojnë negociatat e nivelit të lartë për çështje të sigurisë.

Duke folur pas bisedimeve me zyrtarët në Islamabad, zoti Kerry tha se të dyja vendiet po shohin për mënyra të efektshme për të menaxhuar sfidat me të cilat përballen.

Bisedimet e nivelit të lartë mes të dy vendeve u bllokuan në vitin 2011 pas një sulmi ajror të natos në të cilin u vranë 24 ushtarë pakistanez.

Zoti Kerry tha se rifillimi i dialogut strategjik ka për qëllim të nxisë një marrëdhënie më të thellë dhe më të plotë mes të dy vendeve.

Kerry shtoi se ai ka ftuar kryeministrin e sapo zgjedhur Navaz Sharif për bisedime me presidentin amerikan Barack Obama.
XS
SM
MD
LG