Lidhje

Një vaksinë e re kundër malaries


health malaria
health malaria
Një vaksinë eksperimentale kundër malaries tregoi se ishte mjaft e efektëshme në provat e para klinike me njerëz, duke ngjallur shpresa në përpjekjet globale për luftimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Studiuesit amerikanë i njoftuan rezultatet dje në revistën Science. Ata thanë se këto janë vetëm fazat e para të eksperimenteve për krijimin e një vaksine të efektëshme.
Malaria, e cila zakonisht përhapet nga mushkonjat, infektoi 219 milionë njerëz në vitin 2010 duke shkaktuar 660 mijë vdekje, sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo do të thotë se çdo minutë në Afrikë vdes një fëmijë për shkak të kësaj sëmundjeje.

Shkencëtarët thonë se rezultatet e provave kanë qenë më premtueset të arritura deri më sot. Studimi përfshinte 57 pjesëmarrës të shëndetshëm të moshave 18 deri në 45 vjeç të cilët nuk ishin prekur ndonjëherë nga malaria.

Vaksina është prodhuar nga firma Sanaria në shtetin e Merilendit.
XS
SM
MD
LG