Lidhje

Sulme me avion pa pilot në Jemen


Yemen
Yemen
Zyrtarët jemenas thonë se tre goditje të reja me avionë amerikanë të telekomanduar kanë lënë të vrarë 12 persona të dyshuar si militantë të al-Kaidës, në një operacion që sinjalizon një shkallëzim të reagimit kundër kërcënimit që paraqet al-Kaida në Gadishullin Arabik.

Jemeni thotë se gjatë dy javëve të fundit ka pasur shtatë sulme me avionë të telekomanduar, që kanë vrarë të paktën 30 të dyshuar si terroristë.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë komente për sulmet. Por Jemeni thotë se sulmet e djeshme kishin në shenjestër ekstremistë që po udhëtonin me makina në provincat Hadramot dhe Marib.

Jemeni ka forcuar masat e sigurisë në kryeqytetin e vendit Sanaa, duke dislokuar trupa dhe tanke për të mbrojtur ndërtesat kryesore, zyrat qeveritare dhe ambasadat.
XS
SM
MD
LG