Lidhje

Kosova, Serbia pa marrëveshje për telefoninë

  • Basim Abazi

Autoritetet e Beogradit thanë sot se kanë dërguar një propozim kompromisi në Bruksel lidhur me marrëveshjen për telekomunikacionin në Kosovë. Propozimi që parasheh përdorimin e dy kodeve telefonike në Kosovë, thuhet se është bërë sot, një ditë pas skadimit të afatit që ishte përcaktuar si periudhë e marrëveshjes ndërmjet palëve. Beogradi ngulë këmbë që edhe çështja e telekomunikacionit por edhe marrëveshjet për fushat tjera të jenë të paanshme kundruall statusit politik të Kosovës. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Besim Abazi.
XS
SM
MD
LG