Lidhje

John Kerry në Kolumbi


Mideast Jordan Kerry

Mideast Jordan Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry është në Kolumbi për takime me zyrtarë që pritet të përfshijnë diskutime mbi tregëtinë, trafikun e drogës dhe sigurinë.

Zoti Kerry mbërriti në Bogota dje në mbrëmje në udhëtimin e tij të pare në Amerikën e Jugut që kur mori postin në fillim të vitit.

Vizita e tij vjen ndërsa qeveria kolumbiane vazhdon bisedimet e paqes me rebelët FARC në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit 50 vjeçar, në atë që mbetet në nga kryengritjet më të gjata në Amerikën Latine.

Ambasadori amerikan në Kolumbi Michael McKinley tha dje se Shtetet e Bashkuara mbështesin si procesin e paqes ashtu edhe atë të tranzicionit pas konfliktit në Kolumbi.
XS
SM
MD
LG