Lidhje

Drejtësia egjiptiane zgjat paraburgimin e Morsit


Autoritetet egjiptiane e kanë mbajtur Morsin në paraburgim që nga 3 korriku

Qeveria e përkohshme e mbështetur nga ushtria në Egjipt ka zgjatur paraburgimin për ish presidentin Mohamed Morsi, i cili u rrëzua nga pushteti muajin e kaluar në një lëvizje që ka thelluar një krizë politike.

Drejtësia egjiptiane tha sot se zgjati paraburgimin e Morsit me 15 ditë të tjera për të hetuar akuzat se grupi militant palestinez Hamas e ndihmoi atë të arratisej nga burgu gjatë revolucionit të vitit 2011.

Autoritetet egjiptiane e kanë mbajtur Morsin në paraburgim që nga 3 korriku. Mbështetësit e presidentit të rrëzuar egjiptian Mohamed Morsi po i vazhdojnë protestat, duke bërë thirrje për rivendosjen e tij në pushtet, pavarësisht paralajmërimeve se qeveria shumë shpejt mund të ndërhyjë për t'i shpërndarë ata.

Të dy kampet e ngritura prej tyre në Kajro prej javësh janë kthyer në pika grumbullimi për të folur kundër përmbysjes së zotit Morsi.
XS
SM
MD
LG