Lidhje

Sekretari amerikan i Shtetit viziton Brazilin


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry viziton Brazilin sot, pjesë e një përpjekje për të lehtësuar shqetësimet në Amerikën Latine mbi programin e debatueshëm amerikan të përgjimit.

Gazeta braziliane O Globo njoftoi së fundmi se Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare përfshinte Kolumbinë dhe Brazinin në listën e përgjimit të komunikimeve në telefon dhe internet.

Në kryeqytetin kolumbian të Bogotas dje, zoti Kerry tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në përpjekjet komplekse për të ndaluar terroristët të vrasin njerëz në vende të ndryshme. Ai tha se ka besim se do të jetë në gjendje të shpjegojë legjitimitetin e spiunazhit dhe synimet e tij dhe shtoi se programi ishte një pjesë shumë e vogël e bisedimeve në Kolumbi.

Ministrja e jashtme kolumbiane Maria Angela Holguin u tha gazetarëve se mori atë që e quajti sigurinë e nevojshme që e lejon Kolumbinë dhe Shtetet e Bashkuara të punojnë së bashku lidhur me çështjen.

Kerry premtoi gjithashtu mbështetjen amerikane për përpjekjet e Kolumbisë për të negociuar fundin e betejës 50 vjeçare me rebelët e majtë të organizatës FARC.
XS
SM
MD
LG