Lidhje

Media Arkivi

Beogradi, thirrje serbëve të Kosovës për zgjedhjet


Në Beograd, autoritetet u bënë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal që do të mbahen më tre nëntor. Ata thanë se kjo është rruga më e mirë për mbrojtjen e interesave serbe në Kosovë, ndërsa përsëritën qëndrimin se zgjedhjet që pritet të mbahen edhe në komunat veriore të Kosovës duhet të jenë të paanshme ndaj statusit të saj politik. Pjesëmarrja e serbëve veriut në zgjedhjet komunale, është pjesë e marrëveshjes së 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

XS
SM
MD
LG