Lidhje

Media Arkivi

PBDNJ për institucionet fetare


Çështja e lirimit të ndërtesës dje u shoqërua me tensione deri edhe në përplasje fizike mes klerikëve dhe një grupi besimtarësh nga njëra anë dhe agjencisë zbatuese nga ana tjetër. Partia e të Drejtave të Njeriut reagoi sot në lidhje me largimin e Kishës Ortodokse nga Pallati i Kulturës. Kryetari i kësaj partie Vangjel Dule tha se zhvillimet e djeshme në Përmet përbënin shkelje të lirisë së besimit fetar dhe kërkoi rikthimin e objektit fetar në godinën e Pallatit të Kulturës. Ai foli edhe mbi qëndrimin e kësaj partie lidhur me qeverinë e re që pritet të marrë detyrën ditët e para të shtatorit.

XS
SM
MD
LG