Lidhje

Ndalimi i partnerit të gazetarit në rastin Snowden


Gjykatësit e partnerit të një gazetari, i cili publikoi informacione të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, kanë filluar veprim ligjor kundër qeverisë, në përpjekje për t’i siguruar zyrtarët britanikë të mos i ndajë me dikë tjetër materialet që ju morën atij.

28-vjeçari David Miranda, i cili bashkë-jeton me gazetarin amerikan Glenn Greenwald që punon për gazetën britanike “The Guardian”, u mbajt për afro 9 orë kur po kalonte nëpër aeroportin Heathrow të Londrës për t'u kthyer në shtëpinë e tij në Rio de Janeiro nga Berlini. Avokatët e tij thanë sot se ndalimi i tij është një veprim i paligjshëm. Policia Metropolitane e Londrës tha se e gjithë procedura ishte kryer sipas rregullave ligjore, bazuar mbi ligjin e anti-terrorizmit.

Autoritetet thanë në një deklaratë sot se marrja në pyetje e brazilianit David Miranda, partneri i gazetarit Glenn Greenwald, ishte e nevojshme, pasi ai publikoi informacionet e nxjerra nga ish kontraktori amerikan i zbulimit, Edward Snowden. Ata thanë se Miranda u mor në pyetje në praninë e një avokati. Autoritetet britanike u vunë dje përballë pyetjeve se përse përdorën ligjet e antiterrorizmit për ndalimin e brazilianit.

Zoti Greenwald tha se partnerit të tij i ishte refuzuar takimi me një avokat dhe zyrtarët i kishin konfiskuar të gjitha aparatet elektronike, duke përfshirë një telefon celular, dvd-të si dhe një mjet ku ai mbante dokumente të koduara që lidheshin me hetimet e zotit Greenwald rreth përgjimeve të qeverisë amerikane.
XS
SM
MD
LG