Lidhje

Rusia, Kina u bashkohen thirrjeve për hetime në Siri


Rusia dhe Kina po u bashkohen thirrjeve ndërkombëtare për një hetim lidhur me sulmin e dyshuar me gaz helmues në një rrethin të kryeqytetit sirian, ndërsa presidenti amerikane Barack Obama tha se incidenti i njoftuar përbën një “shqetësim të madh”.

Ministria e jashtme ruse tha sot se prentendimet e opozitës siriane se qindra vetë vdiqën nga sulmi me gaz këtë javë duhet të jenë objektiv i hetimit dhe i bëri thirrje Sirisë të bashkëpunojë.

Moska i bëri thirrje gjithashtu forcave rebele të sigurojnë kalimin e hetuesve të OKB-së që janë tashmë në vend duke hulumtuar dyshime të mëparshme për përdorimin e armëve kimike. Ministria publikoi një deklaratë sot pas një telefonate mes minstrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry.

Ministria e jashtme kineze tha sot se iu bashkohet thirrjeve për një hetim të OKB-së. Një zëdhënës i tha agjencisë Xinhua se Kina kundërshton përdorimin e armëve kimike pavarësisht se cila palë është përgjegjëse për përdorimin e tyre.

XS
SM
MD
LG