Lidhje

Burrat më të prekshëm nga kanceri i lëkurës


Burrat kanë 70 për qind më tepër shanse të vdesin nga kanceri i lëkurës se sa gratë, edhe pse numri i burrave dhe grave që diagnostikohen me këtë sëmundje është i njëjtë, sipas Institutit të Kërkimeve për Kancerin në Britaninë e Madhe.

Sipas studjueseve, kjo ndodh ngaqë burrat nuk i drejtohen menjëherë mjekut kur kanë shenja të sëmundjes. Po sipas studjuesve, është i ndryshëm vendi ku burrat dhe gratë kanë shenjat e kancerit të lëkurës, melanomës.

Burrat në gjoks dhe shpinë, kurse grate nëpër këmbë dhe krahë. Një gjë është e përbashkët dhe mirë që të zbatohet sipas këshillave të mjekëve, që si burrat edhe grate të përdorin krem mbrojtës kur dalin në diell.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG