Lidhje

Tjetër afat financiar për qeverinë amerikane


Shtetet e Bashkuara po përballen me afate të reja financiare në javët e ardhshme, sepse u nevojitet të financojnë qeverinë për vitin fiskal që fillon në tetor, dhe pastaj të rrisin kufirin e vendit për huamarrjen.

Qeveria amerikane tha dje se nuk do të ketë më kompetencë për të marrë hua në mesin e tetorit, ndërsa i afrohet tavanit aktual borxhit prej 16,7 triliardë dollarësh.

Kjo do të ndodhë rreth dy javë pasi Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë do t’u duhet të bien dakort mbi një plan vjetor shpenzimesh për vitin fiskal që fillon me 1 tetor, edhe pse presidenti Barack Obama dhe ligjvënësit mund të përpiqen për një marrëveshje afatshkurtër dhe t’i shtyjnë vendimet përfundimtare për muajt e ardhshëm të këtij viti.

Nëse nuk do të arrihet një marrëveshje për këto çështje, qeveria mund të mbyllet pjesërisht dhe më vonë nuk do të ketë fonde të mjaftueshme për të paguar detyrimet e saj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG