Lidhje

51 të vrarë në Irak


Një valë bombardimesh ka shkaktuar të paktën 51 të vrarë në Irak. Shpërthimet ndodhën sot, në zonat e Bagdadit të banuara kryesisht nga shiitët, përfshirë lagjet Kazimiah dhe Sadr City.

Të paktën 140 persona të tjerë u plagosën nga sulmet e sotme, për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësinë. Tensionet mes pakicave suni dhe shumicës shiitë që është në pushtet në Irak, janë shtuar që kur policia shtypi protestat e sunive në muajin prill. Banorët suni e akuzojnë qeverinë për diskriminim politik dhe për injorimin e kërkesave të tyre.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se dhuna ka shkaktuar mijëra të vrarë në Irak dhe kanë shprehur shqetësim se vendi po shkon drejt luftës civile.
XS
SM
MD
LG