Lidhje

Festivali i Filmit Ballkanik


Një grup artistësh shqiptarë kanë organizuar sivjet për të tretin vit Festivalin e Filmit Ballkanik. Për herë të parë në këtë festival, që zhvillohet në qytetin turistik te Pogradecit, marrin pjesë artistë nga të gjitha shtetet e Ballkanit. Organizatorët besojnë se ky është një rast i mirë që kolegët e vendeve fqinje të shkëmbejnë përvoja dhe të hartojnë projekte të përbashketa.
Festivali i flimit Ballkanik
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:09 0:00

Festivali i Filmit Ballkanik B3F nis javën tjetër në Shqipëri duke mbledhur për herë të parë në një garë artistike të gjithë vendet e Ballkanit. Dhjetëra kineastë kanë ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Rumania, Bullgaria, Serbia, Greqia, Turqia, Kroacia, Sllovenia. Presidenti i Festivalit, artisti i njohur Mirush Kabashi, thotë që edhe pse ky është edicioni i tretë, në fakt është hera e parë që paraqiten për konkurim autorë të njohur e të rinj nga të gjithë vendet e Ballkanit. Shumë nga ata do të jenë edhe vetë të pranishëm në shfqajen e filmave, që vazhdon gjithë javën e ardhshme në qytetin turistik të Pogradecit.

Studiuesi Fatos Baxhaku është edhe ai një nga bashk-organizatorët e Festivalit Ballkanik të Pogradecit. Ai thekson se B3F është një rast i mirë që krijuesit e vendeve ballkanike të tregojnë punimet e tyre midis kolegësh, dhe të dëshmojnë haptas se Ballkani ka ndryshuar mjaft dhe madje mund të flitet për një Ballkan të ri kulturor, i cili është krejt tjetër nga gadishulli plot luftëra, si e përshkruajnë rëndom.

Regjisori Eno Milkani është ai që ndoshta përpiqet më shumë pët mbarëvajtjen teknike dhe profesionale të Festivalit Ballkanik të Pogradecit. Bir e koleg i njërit prej artistëve më të njohur të kinemasë shqiptare, regjisori Milkani thekson se festivali B3F është ndërtuar si një mundësi e mirë që të shpalosin vlerat dhe krijimet e tre të gjitha brezat e artit nga Ballkani.

Festivali B3F zhvillohet në Pogradec me pjesëmarrje maksimale dhe kalendar të ngjeshur filmash për t'u shfaqur gjatë gjithë javës tjetër, duke sfiduar vështirësitë ekonomike të arteve rajonale, ndërkohë që shumë veprimtari të tjera kulturore janë mbyllur e po mbyllen për mungesë fondesh, dhe shumë projekte të tjera nuk ia nisin dot fare.
XS
SM
MD
LG