Lidhje

Egjipt, u ndalohet transmetimi katër televizioneve


Një gjykatë egjiptiane ka urdhëruar 4 kanale televizive të ndalin transmetimet, përfshirë një rrjet lokal të Al Xhazirës dhe një tjetër të Vëllazërisë Myslimane.

Vendimi i sotëm i gjykatës administrative përfshin rrjetin Ahrar 25 të operuar nga Vëllazëria Myslimane, si dhe kanalet pro-islamike Ak Quds dhe Al-Yarmuk.

Javën e kaluar, tre ministri egjiptiane bënë një deklaratë të përbashkët, ku thuhej se dega e Al Xhazirës përhapte thënie që kishin shkaktuar një valë të zemërimit popullor dhe që paraqesin rrezikshmëri për sigurinë kombëtare të Egjiptit.

Ministrat thanë se rrjeti po ashtu operonte pa patur liçencat e nevojshme për një kanal televiziv.
XS
SM
MD
LG