Lidhje

Miss Bota pa sfilatën me rroba banje


Organizatorët e konkursit Miss Bota thotë se nuk do të përfshijnë pjesën e konkursit me rroba banje në ceremoninë e këtij viti, që zhvillohet në ishullin Bali të Indonezisë.
Zyrtarët thonë se konkursi do t’i përshtatet kulturës konservatore të Indonezisë me shumicë muslimane, ku disa konservatorë e kanë kritikuar atë.

Budi Rustanto, organizatori i Miss Botës, thotë se konkursi me rroba banje do të ndryshojë këtë vit në një shfaqje mode të plazhit, gjatë të cilit pjesëmarrëset do të paraqiten me veshje tradicionale të Balit.

Por ndryshimi nuk duket se ka përmbushur kërkesat e shumë kritikëve konservatorë islamikë.

Një numër dijetarësh dhe organizatash islamike i kanë bërë thirrje qeverisë indoneziane që ta anulojë këtë konkurs, duke thënë se ai nuk përputhet me vlerat e kulturës indoneziane.
XS
SM
MD
LG