Lidhje

HRW fajëson Sirinë për sulmet kimike


Ndërkohë, organizata Human Rights thotë se është thuajse e sigurtë që forcat siriane janë përgjegjëse për sulmin me armë kimike muajin e kaluar, ku u vranë qindra njerëz.

Në një raport të ri të publikuar sot, grupi tha se tipi i raketave të përdorura, fotografitë dhe videot e marra nga vendet ku janë kryer sulmet, si dhe intervistat me viktimat dhe mjekët, implikojnë forcat qeveritare. Qeveria siriane i ka mohuar thëniet se ka përdorur armë kimike dhe ka akuzar forcat rebele për përdorimin e këtyre armëve në rrethinat e Damaskut.

Por Human Rights Watch thotë se këto akuza ndaj opozitës nuk janë besueshme dhe nuk përkojnë me faktet që janë parë. Më tepër se 100,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në Siri në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG