Lidhje

Draft Entry


Draft Entry
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:13 0:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron sot për vizitë në Kosovë, të parën jashtë vendit që kur mori postin e ri. Ai takoi sot udhëheqësit më të lartë të Kosovës dhe mbajti një fjalim në Parlament, gjatë të cilit u angazhua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve duke kërkuar siç thuhet një bashkëqeverisje strategjike. Kryeministri Rama vlerësoi lartë marrëveshjen Kosovë Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre duke e cilësuar atë si hapje të një faqeje të re të historisë.

XS
SM
MD
LG