Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 17 shtator?

  • Astrit Lulushi

constitution

constitution

Histori: Çfarë ndodhi më 17 shtator?

1787 - Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u nënshkrua nga delegatë të 12 shteteve në Konventën në Philadelphia të Pensilvanisë. Kushtetuta amerikane është Kushtetuta më e vjetër në botë ende në veprim.

1884 - Një gjykatës në Okland të Kalifornisë vendos një rekord te ri, duke zgjidhur 13 çështje kriminale brenda 6 minutave.

1934 - Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik shkëmbejnë nota diplomatike dhe vendosin lidhje në nivel konsullor. Mbreti Zog e pa këtë kontakt të ri me Moskën si hapje të mundshme të një rruge për të dalë nga vështirësitë financiare, tani që marrëdhëniet me Italinë ishin tensionuar dhe marrja e ndonjë huaje nga Roma dukej e pashpresë. Ky hap i Mbretit Zog, pa dashje, do t’i hapte udhën edhe shtimit te hyrjes së literaturës komuniste në vend.

1983 - Vanessa Williams, Mis Nju Jork, u kurorëzua Mis Amerika. Williams ishte gruaja e parë zezake në historinë 62-vjeçare të konkursit Mis Amerika që fitonte këtë titull. Williams e dorëzoi kurorën kur disa foto që e tregonin atë lakuriq u botuan në revistën Penthouse. Gjithësesi, Vanessa Williams vazhdoi të gëzojë popullaritet si këngëtare dhe aktore..

2011 - Në Tiranë del për herë të parë në kinema filmi “Falja e gjakut”, edhe pse filmi kishte muaj që shfaqej në Evropë, ku ishte nderuar me çmimin Ariu i Argjend në festivalin e Berlinit, për skenarin më të mirë. “Falja e Gjakut”, një bashkëpunim amerikano - shqiptar (Joshua Martson - Andamion Murataj), tërhoqi vemendjen jo vetëm për fenomenin shqetësues që trajton, por edhe sepse suksesi në Evropë ri-nxorri në dukje faktin se realizimi i tij nuk ishte përkrahur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqiperisë. Filmi “Falja e Gjakut” u propozua edhe per çmimin Oskar në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj, por Akademia në Hollywood e hoqi nga lista pas disa ankesave se filmi nuk ishte prodhim shqiptar.

Mendim i Ditës
"Zilia është natyrë e njeriut."
Monica Bellucci
XS
SM
MD
LG