Lidhje

8 të vdekur nga përmbytjet në Kolorado


Të paktën 8 persona kanë vdekur në një seri vërshimesh masive që përpinë pjesë që shtetit perëndimor të Kolorados. Zyrtarët thonë se 600 të tjerëve nuk u dihet fati.

Përpjekjet e shpëtimit vazhduan edhe sot, të ndihmuara nga moti i mirë dhe pas tërheqjes së ujërave. Forcat e policisë lokale, shtetërore dhe federale u përpoqën të arrinin tek njerëzit e izoluar nga vërshimet. 20 helikopterë u çuan të zonë, për të hedhur pajisje dhe ndihma të tjera nga ajri për personat në nevojë. Autoritetet thonë se
të paktën 1,600 shtëpi u shkatërruan dhe mbi 17,000 të tjera janë dëmtuar nga vërshimet.

Mediat lokale kanë njoftuar se mbi 50 ura që lidhin komunitetet rurale janë shkatërruar, ose dëmtuar, ashtu sikurse edhe qindra milje rrugë, që janë përmbytur.

Presidenti Obama e deklaroi Koloradon zonë të goditur rëndë nga fatkeqësia dhe ka dhënë urdhër që t’i jepet ndihmë federale, me synimin për të fuqizuar përpjekjet shtetërore dhe lokale të shpëtimit.
XS
SM
MD
LG