Lidhje

Gati 1 në 7 amerikanë, të varfër


Sipas një raporti të fundit, gjendja ekonomike e një-të-shtatës së amerikanëve u keqësua gjatë vitit të kaluar.

Qeveria njoftoi të martën se niveli i varfërisë prej 15 për qindësh ishte pothuajse i pandryshuar nga viti 2011. Kjo do të thotë që rreth 46 milionë amerikanë jetojnë në, ose poshtë nivelit të varfërisë, në një nga vendet më të pasura të botës. Niveli i varfërisë në Shtetet e Bashkuara llogaritet për një familje me katër vetë, që ka të ardhura vjetore nën 23 mijë e 550 dollarë.

Byroja e regjistrimit të popullsisë thotë se të ardhurat mesatare familjare gjatë 2012 ishin 51 mijë dollarë, një shifër kjo pak a shumë e njejtë me atë të një viti më parë. Raporti po ashtu ve në dukje se amerikanët e lindur brenda vendit dhe të huajt që kanë marrë shtetësinë amerikane kishin të ardhura më të larta se sa imigrantët që nuk gëzojnë statusin e shtetësisë.

Qevria po ashtu njofton se të ardhurat për gratë ishin mesatarisht 38 mijë dollarë në vit, duke vazhduar të jenë më të ulta, në nivelin e 77 për qëndësisht, krahasuar me ato të burrave, që mesatarisht marrin 49 mijë dollarë në vit.

Përqindja e banorëve pa sigurime shëndetësore ishte 15.4 për qind, ose 48 milionë. Sipas ligjit të ri të debatueshëm për sigurimet shëndetësore, i cili pritet të hyjë në fuqi në muajt në vazhdim, shumë prej personave të pasiguruar do të detyrohen të blejnë sigurime shëndetësore ose përndryshe do të gjobiten.
XS
SM
MD
LG