Lidhje

Ekonomia amerikane pesë vjet pas krizës


Një nga reformatorët e legjislacionit thotë se sistemi financiar është tani më i sigurt

Pesë vjet pas krizës bankare, bashkë-autori i Aktit për reformën financiare thotë se sistemi financiar amerikan është më i sigurt. Ish-ligjvenësi Barney Frank i tha Zërit të Amerikës se veprimet e ndërmarra pas krizës së vitit 2008 do të ndihmojnë në parandalimin e një krize të ngjashme në të ardhmen. Por, ekonomistët thonë se rreziku ende nuk ka kaluar.

Pesë vjet pas krizës më të rëndë financiare që nga Depresioni i Madh, ish-ligjvenësi amerikan Barney Frank thotë se rreziqet e një dështimi tjetër të madh bankar që mund ta hedhin ekonominë globale në një spirale në rënie - janë zvogëluar.

“Ekonomia është tani më mire se ç’ishte pesë vjet më parë për pothuajse të gjithë.”

Por ndërsa zoti Frank këmbëngul se rreziqet janë pakësuar ndjeshëm, ekonomistët thonë se rimëkëmbja e Shteteve të Bashkuara mbetet me hope.

Mbështetësi i reformës fiskale Robert Bixby i organizatës “Concord Coalition”, thotë se kjo nuk ishte një krizë e zakonshme.

“Ishte shpërthim katastrofik i një flluske dhe për t’u mëkëmbur prej saj duhet më shumë kohë."

Ish sekretari i Thesarit Henry Paulson, i cili ndihmoi të shpëtonte disa nga firmat më të mëdha financiare në vitin 2008 – thotë se sado jo popullor që ishte, ligji që autorizoi qeverinë të blinte deri në 700 miliardë dollarë nga aksionet e kompanive në vështirësi – ndihmoi të ndalte një krizë më të madhe.

“Populli amerikan nuk e kuptoi, asnjëherë nuk e kuptoi se ne e bëmë këtë për të parandaluar një katastrofë. Diçka që unë dhe Barney e kuptuam. Do të kishim që situate që do të sfidonte Depresionin e Madh.”

Tani, pesë vjet më vonë, bankat më të mëdha janë përsëri me fitime. Çmimet e aksioneve janë 26 përqind më të larta se në në vitin 2008 dhe ekzekutivët e lartë po fitojnë më shumë sesa para krizës.

Por papunësia mbetet e lartë dhe të ardhurat mesatare për amerikanët janë më të ulta sesa përpara krizës.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik thotë se Shtetet e Bashkuara kanë tani hendekun më të madh të të ardhurave në botën e zhvilluar.

Barney Frank ka një shpjegim.

"Pabarazia në Amerikë, përqëndrimi i të ardhurave në nivele të larta nuk u shkaktua nga kriza financiare por daton para krizës. Kështu që zgjidhja e krizës financiare, legjislacioni financiar që hartuam ishte për të ndalur katastrofën, por ai nuk pasuron të pasurit”.

Disa fajësojnë rimëkëmbjen e dyanëshme tek mosfunksionimi i Uashingtonit.

Ekonomisti Joe Gagnon thotë se beteja për buxhetin e vitit 2010 dhe shkurtimi i thellë i shpenzimeve të ndërmarra nga Kongresi në fillim të vitit kanë ndikuar që rimëkëmbja të mbetet e dobët.

Ai parashikon një betejë më të madhe për buxhetin në fund të shtatorit kur përfundon autoriteti i qeverisë federale për të bërë shpenzime.

“Gjëja e vetme që mund të na dëmtojë në periudhë afatshkurtër do të ishte një bllokim politik në Uashington. Mbyllja e qeverisë do të kishte pasoja për muaj me rradhë."

Një pengesë tjetër – sot Banka Qendrore pritet të njoftojë planet e saj nëse do t’I ndryshojë politikat monetare që i kanë mbajtur normat e interest në nivele të ulta rekord.
XS
SM
MD
LG