Lidhje

Media Arkivi

Vritet anëtari i EULEX-it


Një oficer i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë u vra sot në veriun e banuar me shumicë serbe. Zyrtarë të këtij misioni thanë se ai u qëllua në një pritë në afërsi të komunës së Zveçanit, ndërsa bashkë me kolegët e tij po udhëtonin për njërin nga vendkalimet kufitare me Serbinë. Vrasja e oficerit është dënuar gjerësisht nga institucionet vendase e ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG