Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 21 shtator?


Avitus
Avitus
455 - Perandori Avitus hyn në Romë, i ndihmuar nga një ushtri gale dhe konsolidon pushtetin e tij. Me këtë rast ai paraqiti disa senatorë galë në administratën perandorake; politikë që u kundërshtua nga Senati dhe nga banorët e Romës, të cilët kishin përjetuar plaçkitjet e qytetit nga fiset vandale. Mënyra e vdekjes së këtij perandori nuk dihet; ka historianë që thonë se Senati e dënoi me vdekje; disa thonë se vdiq natyrshëm, dhe të tjerë mendojnë se Avitus u la pa-ngrënë derisa vdiq nga uria në vitin 457.

1780 – Zbulohen planet e gjeneralit amerikan Benedikt Arnold për t’u dorëzuar britanikëve bazën ushtarake në West Point, Nju Jork. Arnold ishte shquar për trimëri në luftë dhe kishte arritur të bëhej komandant i kësaj baze. Kur planet u zbuluan, Arnold dezertoi tek britanikët. Pas luftës ai shkoi në Londër, ku u prit nga vetë mbreti Xhorxh i Anglisë. Ka historianë që mendojnë se arsyeja e tradhëtisë së gjeneralit Arnold ishte pakënaqësia që atij i lindi kur Kongresi miratoi në poste të larta disa oficerë, për të cilët mendonte se kishin më pak merita se ai. Edhe pse më shumë se 230 vjet kanë kaluar nga kjo ngjarje, për amerikanët, emri Benedikt Arnold është sinonim i tradhëtisë.

1792 - Konventa Kombëtare e shpall Francën republikë dhe rrëzon monarkinë. Kjo periudhë shoqërohet me mbretërimin e terrorit deri në shpalljen e Perandorisë së Parë Franceze në vitin 1804 nën Napoleon Bonapartin.

1964 - Malta bëhet e pavarur nga Britania. Vendimi pasoi referendumin kushtetues ku 54.5% e votuesve maltezë i thanë “po” shpalljes së vendit Monarki Kushtetuese, me mbretëreshën Elizabeth II në krye të shtetit.

1981 - Sandra Day O'Connor miratohet njëzëri nga Senati Amerikan si juristja e parë femër anëtare Gjykatës së Lartë.

1982 - Shënohet për here të parë Dita Ndërkombëtare e Paqes. Kjo ditë u caktua në vitin 1981 nga Asamblesa e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, duke u kërkuar të gjitha vendeve dhe popujve që të paktën gjatë kësaj dite; të respektojnë ndërprerjen e armiqësive, dhe përmes edukimit të ndërgjegjësojnë publikun mbi çështjet që lidhen me paqen.

1984 - Presidenti Ronald Reagan dhe zonja e parë Nancy Reagan shkojnë për darkë tek një mik shumë i veçantë, Rudolph "Rudy" Hines, i cili banonte në një apartament të vogël në nje lagje në juglindje te Uashington DC. Rudy (afrikano-amerikan), ishte miku i letrave të presidentit Reagan; ata këmbyen më shumë se 1-mijë letra gjatë dhe pas presidencisë. Në librin "Reagan: A Life in Letters", përfshihet edhe kjo letër e Rudit për presidentin: "Kur të vini për darkë, na lajmëroni paraprakisht, kështu që mamaja ime të jetë në gjendja të rregullojë dhomën". Atë vit Rudolph "Rudy" Hines, fëmijë 6-vjeçar, ishte në klasën e parë të shkollës fillore Congress Heights; dhe Ronald Reagan në fund të mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Mendim i ditës
"Mos kini frikë për të parë atë që shihni."
Ronald Reagan
XS
SM
MD
LG