Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 22 shtator?

  • Astrit Lulushi

Autumn

Autumn

???? - Fillon vjeshta në hemisferën veriore. Për banorët në jug të rruzullit tokësor sot është dita e parë e verës. Vjeshta zgjat deri më 21 dhjetor, kur fillon dimri. Por kur dhe si lindën stinët? Miti i Persefones, Demetres, dhe Hadesit është një prej legjendave qe janë perdorur për të shpjeguar zanafillen e stinëve, dhe pse te lashtat nuk rriten në dimër. Kur Persefoni shkon me Hadesin ne mbreterine e nentokes, thotë miti, Demeter zemërohet (bëhet Dimër), dhe nuk lejon asnje bimë te rritet; kur Persefone ikën nga Hades dhe kthehet tek Demeter, toka dhe bimët rigjallërohen; këtë periudhe romaket e quanin "Proserpine", Pranverë. Demeter njihet edhe si perëndia e bujqësisë, Ky mit shihet gjithashtu si alegori për farërat dhe të korrat; Persefone është si fara, e cila çdo vit duhet të shkojë nën tokë per t'u kthyer e rilindur në pranverë. Gjithashtu, Demeter nga romaket quhej "Ceres" qe perfaqëson "Drithërat". Etnografi i njohur Thomas Bulfinch, në librin "Bulfinch's Mythologjy", shkruan: "Nuk mund të ketë aspak dyshim se Ceres dhe Proserpine jane alegori; Proserpine nënkupton farën e misrit qe mbillet nën tokë dhe del mbi tokë e cliruar”. Megjithatë, historianet thonë se me siguri Bulfinch e ka fjalën për grurin ose ndonjë kulturë bujqesore të ngjashme me misrin sepse grekët dhe romakët nuk e njihnin misrin; kjo bimë erdhi në Evropë kur Kristofor Kolombi e solli atë nga Amerika në fund të viteve 1400.

1862 - Presidenti Abraham Linkoln shpall Proklamatën e Emancipimit të skllevërve, ku mes të tjerash shkruan: "Duke filluar nga 1 janari, 1863, të gjithë personat që mbahen skllevër brenda çdo shtetit ose pjese të një shteti..., që nga kjo kohë e tutje, dhe përgjithmonë, do të jenë të lirë dhe qeveria ekzekutive e Shteteve të Bashkuara... të njohë dhe mbrojë lirinë e personave të tillë..."

1938 - Ambasadori jugosllav në Tiranë paralajmeron ministrinë e Jashtme shqiptare se Italia po përgatitej të pushtonte Shqipërine. Paralajmerimi mbështetej në të dhënat mbi një mobilizim të fshehtë të trupave italiane në Bari dhe Brindizi.(OP)

1973 - Henry Kissinger bën betimin si Sekretar amerikan i Shtetit. Kjo ishte hera e parë që një qytetar i natyralizuar (jo i lindur në Amerikë) merrte këtë post. Fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Kissinger kishte shërbyer më parë si Këshilltar i Sigurimit Kombëtare. Emri i tij është Heinz Alfred Kissinger - ai lindi në Bavari, në vitin 1923 në një familje hebrenjsh gjermanë. Në vitin 1938, për t'i shpëtuar përndjekjeve naziste, familja e tij u zhvendos në Londër, para se mbërrinte në Nju Jork më 5 shtator.

1981 - Kongresi amerikan i jep shtetësinë e nderit Raulf Wallenbergut, diplomat dhe afarist i zhdukur suedez i cili shpëtoi hebrenj hungarezë gjatë luftës së dytë botërore. Kongresi amerikan ka nderuar me qytetarinë e nderit gjithsej 7 persona; 5 pas-vdekjes; dhe vetëm dy gjatë kohës që ishin ishin gjallë, kryeministri britanik Winston Curcill, dhe humanistja shqiptare Nënë Tereza.

1989 - Kompozitori amerikan Irving Berlin, i cili kompozoi rreth 1500 këngë, përfshi "God Bless America", vdiq në Nju Jork në moshën 101 vjeçare.
“Zoti e bekoftë Amerikën
-
Ndërsa retë e stuhisë mblidhen larg pertej detit,
Le të betohemi për besnikëri ndaj një vendi që është i lirë.
Le të gjithë të jemi mirënjohës për një vend kaq të drejtë,
Ndërsa ngremë zërin në lutje solemne:
Zoti bekoftë Amerikën, tokën që unë dua,
Qëndroj pranë saj e udhëzoj atë nëpër natë me dritë nga lart.
Nga malet në stepat, në oqeanet e bardha me shkumë,
Zoti e bekoftë Amerikën,
shtëpia ime e ëmbël shtëpi."

Mendim i ditës
“Mungesa e alternativave e boshatis mendjen mrekullisht.”
Henry A. Kissinger
XS
SM
MD
LG