Lidhje

Dhunë në Pakistan


Zyrtarët në Pakistan thonë se numri i të vdekurve nga dy shpërthime vetëvrasëse të menjëhershme jashtë një kishë historike të krishterë, arriti në 81, ndërsa të krishterët po protestojnë në të gjithë vendin.

Tri vdekje të reja u njoftuan sot, një ditë pasi bombat shpërthyen në Kishën e të Gjithë Shenjtorëve në qytetin veriperëndimor të Peshavarit. Zyrtarët e spitalit thanë se shumë nga 120 të plagosurit janë në gjendje kritike.

Sulmi ishte një nga më vdekjeprurësit kundër pakicës së krishterë të Pakistanit. Protestuesit bllokuan sot rrugët dhe hodhën parrulla kundër dhunës, duke bërë thirrje që autoritetet të sigurojnë mbrojtje më të mirë.

Disa qindra besimtarë ishin duke dale nga kisha për të marrë ushqim në një lëndinë jashtë kur ndodhën dy shpërthimet. Mes të vrarëve ishin 34 gra, shtatë fëmijë dhe dy policë muslimanë, të cilët kishin qenë roje jashtë kishës.

Një krah i talebanëve pakistanezë mori përgjegjësinë për shpërthimet, duke thënë se do të vazhdojë të ketë si objektiv jomyslimanët derisa Shtetet e Bashkuara të ndalin sulmet me avionë pa pilot në rajonet fisnore të vendit.
XS
SM
MD
LG