Policia: Kapen 3,5 kg heroinë në kufirin me Greqinë
Policia shqiptare bllokoi sot në kufirin me Greqinë rreth 3,5 kilogramë heroinë që po transportohej nga kufri shqiptar në drejtim të vendit fqinj. Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur në një automjet që po dilte nga pika shqiptare e Kakavijës ndërkohë që shoferi i mjetit u arrestua. Në kufi po vazhdojnë operacionet për bllokimin e disa dhjetëra emigrantëve të paligjshëm që hyjnë nga Greqia për të kaluar përmes Shqipërisë drejt vendeve të tjera perëndimore.