Lidhje

Uashingtoni, Pekini “Irani duhet të bashkëpunojë me P5 +1”


Udhëheqësit botërorë do të kenë bisedime me diplomatin më të lartë të Iranit, pas sinjaleve se Teherani kërkon të negociojë një marrëveshje rreth programit bërthamor

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord se nevojitet që Teherani t’i përgjigjet pozitivisht propozimeve ekzistuese bërthamore nga fuqitë e mëdha para takimit të sotëm mes Iranit dhe pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë.
Një zyrtar amerikan tha se Uashingtoni dhe Pekini “besojnë se Irani duhet të bashkëpunojë me grupit P5 +1” duke iu referuar Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Kinës, Rusisë dhe Gjermanisë.

Udhëheqësit botërorë të grupit do të zhvillojnë bisedime sot me diplomatin më të lartë të Iranit, pas sinjaleve se Teherani po kërkon të negociojë një marrëveshje rreth programit të debatueshëm bërthamor.

Shumica e analistëve nuk presin përparim në takim, por diplomatët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje rreth rifillimit të bisedimeve të programit bërthamor me Iranin dhe grupit P5 +1, të cilat u mbajtën për herë të fundit në prill.

Takimi do të shënojë nivelin më të lartë të bashkëveprimit mes Uashingtonit dhe Teheranit në gjashtë vjet dhe do të jetë një nga të paktat herë që zyrtarë të lartë nga të dyja vendet takohen që kur u prishën marrëdhëniet diplomatike në vitin 1980.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe homologu i tij Iranian Javad Zarif do të marrin pjesë në takim, ashtu si edhe ministrat e jashtëm nga Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton do të kryesojë bisedimet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG