Lidhje

Armët e zjarrit dhe shëndeti publik


Dhuna me armë zjarri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 30,000 burrave, grave dhe fëmijëve gjatë viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Doktorët dhe specialistët e shëndetit publik thonë se dhuna me armë zjarri ka arritur nivele epidemike, duke e quajtur atë një kërcënim të madh publik.

Amerikanët ndenjën të ngulur përballë kanaleve televizivë me 16 shtator.

“Të shtënat pa kriter të cilat filluan edhe para se i dyshuari, i veshur me të zeza, me një hap autoritar, ushtarak marshoi për në Kantierin e Marinës .

Një njeri i armatosur qëlloi dhe vrau 12 persona në një bazë ushtarake të Marinës në Uashington para se të vritej nga policia. Vrasjet masive në Shtetet e Bashkuara ndodhin aq shpesh sa që tani nuk janë më të paimagjinueshme.
Presidenti Obama komentoi me keqardhje rreth këtij të fundit.

“Po përballemi me një tjetër vrasje masive. Kjo ei fundit ndodhi në një bazë ushtarake në kryeqytetin e vendit.”
Një organizatë e kryebashkiakëve amerikanë njofton se ka patur më shumë se 50 vrasje masive gjatë katër viteve të fundit.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në Shtetet e Bashkuara janë vrarë 11 mijë vetë me armë zjarri, gjatë vitit 2010, vitit i fundit për të cilin ka statistika. Njëzet mijë të tjerë përdoren armë zjarri për të kryer vetëvrasje po atë vit, dhe 73 mijë njerëz të tjerë përfunduan në dhomat e urgjencës në spital me plagë nga armët.

Dr. Dariush Mozaffarian nga Fakulteti i Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit thotë se problemi pjesërisht shkaktohet nga kultura që e himnizon dhunën në ekranet e televizorëve. Dr. Mozaffarian foli përmes Skype.

“Ne kemi një kulturë që e lartëson dhunën me armë në një nivel dhe intensitet të tillë, që nuk ka qenë kurrë më parë në Shtetet e Bashkuara.”
Ai mbështet ligje për të reduktuar dhunën armë.

“Mund t’i bëjmë armët e sigurta duke vënë kyçe automatike sigurie në mënyrë që vetëm pronarët e tyre t’i përdorin . Mund të nxjerrim ligje që kërkojnë ruajtjen e sigurtë të armëve, siç kërkojmë që fëmijët në makinë të ulen në ndenjëset e posaçme për ta dhe të kërkojmë që armët të ruhen në kasaforta të sigurta.”

Presidenti Obama u bëri përsëri thirrje ligjvënësve që të veprojnë për kontrollin e armëve. Projektligji nuk u miratua nga Kongresi pas vrasjes së 20 fëmijëve dhe gjashtë të rriturve në dhjetorin e kaluar në qytetin Njutaun, në shtetin Kënektikat.
Hulumtimet tregojnë se shumë amerikanë janë dakord se diçka duhet bërë. Colleen Barry foli për Zërin e Amerikës përmes Skype nga Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit Johns Hopkins.

“Studimi ynë tregoi se kishte mbështetje të gjerë mes pronarëve të armëve dhe atyre që nuk mbajnë armë, që të ketë ligje kufizuese që armët të mos bien npë duart e njerëzve që mund të jenë të rrezikshëm.”

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njofton se nismat për të reduktuar dhunën me armë zjarri mund të shfrytëzojnë informacionin nga hulumtimet në lidhje me mënyrën e sjelljes dhe faktorët e mjedisit që lidhen me këtë lloj dhune.

XS
SM
MD
LG