Lidhje

Inspektorët e armëve fillojnë punën në Siri


Inspektorët e armëve fillojnë sot nga puna në Siri, sipas planit të bazuar tek një rezolutë e OKB-së, që kërkon eliminimin e armëve kimike nga Damasku.

Organizata për ndalimin e Armëve Kimike ka bërë të njohur një plan që i bën thirrje inspektorëve të vizitojnë objektet e armëve kimike të Sirisë brenda 30 ditëve.

Qeveria siriane duhet të asgjësojë pajisjet e përdorura për ndërtimin e armëve kimike, deri më 1 nëntor, si dhe të gjithë arsenalin e armëve kimike, deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Javën e kaluar Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë, që i kërkon Sirisë të veprojë sipas planit për çarmatimin nga armët kimike dhe për t’i dhënë insepektorëve leje të hyjnë lirisht tek të gjitha objektet që shihen si të rëndësishme për këtë mision.

Çdo shkelje mund të rezultojë në dënime që variojnë nga sanksionet e deri tek ndërhyrja e armatosur.

Ministri i jashtëm sirian tha dje se qeveria e tij do të veprojë në përputhje të plotë me rezolutën e miratuar në Këshillin e Sigurimit javën e kaluar, që i kërkon Sirisë të heqë dorë nga programi i armëve kimike.
XS
SM
MD
LG