Lidhje

Fillon sistemi i ri i sigurimeve shëndetësore


Shtetet e Bashkuara kanë filluar të ofrojnë shitjen e sigurimeve shëndetësore për miliona njerëz që nuk i kanë, për t’i ndihmuar ata të paguajnë faturat mjekësore.

Sot në mëngjes, qeveria federale hapi një faqe në internet, ku jepen informacione lidhur me mënyrat se si njerëzit pa sigurim shëndetësor mund ta blejnë atë. Faqja fillimisht pati një numër të madh vizitorësh, shumë prej të cilëve morën mesazhe për mosfunksionimin e saj, por më pas problemi duket se u rregullua.

Politikat e reja për sigurimet shëndetësore janë pjesë e ligjit të propozuar prej presidentit, një arritje e tij në fushën e legjislacionit. Miratimi i reformave të shëndetësisë me spektër të gjerë në vitin 2010, më ambiciozet në thuajse 50 vjet, ishte një arritje e presidentit.

Ato synojnë pjesërisht t’u ofrojnë sigurime shëndetësore mbi 30 milionë amerikanëve pa mbulim shëndetësor, por njëkohësisht i kërkojnë personave që nuk e blejnë sigurimin të paguajnë një gjobë.

Reformat në fushën e shëndetësisë njihen gjerësisht në Shtetet e Bashkuara si Obamacare dhe ato mbeten po aq kundërthënëse sa ishin kur u miratuan vetëm nga përkrahësit e zotit Obama në Kongres dhe u kundërshtuan ashpër nga republikanët.

Ky ligj është në qendër të situatës së tanishme të mosfinancimit të qeverisë federale, që detyroi sot mbylljen e pjesëshme të agjencive federale, për herë të parë në 17 vjet.
XS
SM
MD
LG