Lidhje

Media Arkivi

Debati mbi ligjin për nëpunësin civil


Në Shqipëri partia demokratike deklaroi sot se vendimi i mbrëmshëm i qeverisë së kryeministrit Rama për të shtyrë efektet e ligjit për nëpunësin civil është një goditje ndaj konsensusit dhe ricklim i konfliktit politik në vend. Argumentat e qeverisë për aktin e saj, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se janë vetëm një alibi për të mundësuar spastrimet në administratë. Por nga Brukseli, zëdhënësi i komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, deklaroi se vendimi i qeverisë shqiptare ka qenë një ndërhyrje që ka zgjidhur një problem teknik, dhe kjo - shtoi ai - nuk përbënte ndonjë cështje.

XS
SM
MD
LG