Lidhje

Media Arkivi

Të hënën, takimi i radhës Thaçi-Daçiç


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka ftuar për të hënën në Bruksel takimin e radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç. Në takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve e në veçanti çështja e zgjedhjeve komunale të tre nëntorit në Kosovë. Fushata për këto zgjedhje filloi sot nën hijen e paralajmërimit të Beogradit se mund të tërhiqet nga bisedimet nëse zyrtarëve të tij nuk u lejohen vizitat në Kosovë gjatë kësaj fushate.

XS
SM
MD
LG