Panairi i produkteve bujqësore
Në Prishtinë, në tre ditët e fundit, kompani nga vende të ndryshme të rajonit, ofruan prodhimet e tyre në panairin e produkteve bujqësore. Ky panair, sipas organizatorëve synon ofrimin e mundësive që bizneset vendase të rrisin pjesëmarrjen e tyre në treg si dhe te njihen onsumatorët me produktet e tyre. Ata thonë se format e tilla të organizimit janë pjesë e përpjekjeve të ndryshme për të mbështetur sektorin e bujqësisë, i cili përbën një potencial të madh për zhvillimin ekonomik të vendit.