Lidhje

Zhytësit nxjerrin 17 trupa të tjerë pranë Lampeduzës


Zhytësit në Itali nxorrën edhe 17 trupa të tjerë pasi anija me imigrantë afrikanë mori zjarr dhe u përmbys në det të hapur pranë ishullit italian të Lampeduzës.

Deri tani 211 trupa janë nxjerrë nga anija, që u fundos të enjten në një nga katastrofat më të rënda në ujrat e Italisë.

Në anije po udhëtonin rreth 500 vetë, shumica emigrantë nga Eritrea dhe Somalia, pjesë e një vale emigrantësh afrikanë që përpiqen të hyjnë në terrirtorin evropian. Vetëm 155 vetë janë shpëtuar.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso do të vizitojë Lampeduzën të mërkurën dhe të takohet me zyrtarët italianë.

Zyra e tij ka thënë se do të diskutohet për masa konkrete që mund të marre BE-ja për të ndihmuar refugjatët dhe vendet evropiane ku ata shkojnë.
XS
SM
MD
LG