Lidhje

Media Arkivi

Draft Entry


Sonte në Bruksel, mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç. Takimi i sotëm pasoi kërcënimet e Beogradit se mund të tërhiqet nga bisedimet nëse zyrtarëve të tij nuk u lejohen vizitat në Kosovë gjatë fushatës për zgjedhjet komunale. Në prill të këtij viti, kryeministrat arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe pjesë e rëndësishme e marrëveshjes ishte përfshirja në zgjedhje e komunave veriore të Kosovës të banuara me shumice serbe.

XS
SM
MD
LG